Në statusin e tij ku sinjalizoi “dorëzimin” në luftën me Edi Ramën, Erion Veliaj është “masakruar” nga komentuesit.
Përveç komenteve që i përkëdhelin sedrën e sëmurë Veliajt ka dhe nga ata që i thonë të vërteta në komente, dhe pse më pas vihet re se disa prej tyre janë fshirë nga faqja e kryebashkiakut. Komentuesit dukshëm e kanë kuptuar lojën e Veliajt dhe i përplasin të vërtetat në fytyrë.
Përpjasjen e nisur mes tij dhe Ramës për kryetaren e deleguar të bashkisë dhe më pas tërheqjen e Veliajt, një nga komentuesit e sheh si presion ndaj kryeministrit.
“Shpejt t’i paska sjellë haberet”, thotë një komentues.
“Sa më shumë të shtohet malli për sulltanin ty, atij i shtohet nepsi ta fusë më thellë… ta futi ai pastaj ta coj Ulziun edhe ai ta futi me çipa nëpër qoshe…o lal plehu prej tujve e ke kështu që kërkoje andej lëri mediat se dhe ato deri dje i ke paguar ti nga taksat tona”, shkruan një komentues tjetër.
“S’ka nevojë për mallin tënd Rama se ka dealerin e vet. Po ti e tentove iher presionin thuaj të drejtën”, i shkruan një komentues Veliajt.



