Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ka uruar ditën e shenjtë të Sulltan Nevruzit.

Baba Mondi u dërgoi mesazhin besimtarëve bektashianë që të duan më shumë njëri-tjetrin dhe të jenë falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat.

“Ta duam më shumë njërit tjetrin, Të jemi falënderues ndaj Zotit për të gjitha të mirat. Të ndjejmë njëri-tjetrin sa më afër. Zoti na do të bashkuar. Kjo jetë është dhënë nga Zoti dhe duhet të kujdesemi për të”, tha Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Dita e Nevruzit është një festë e shenjtë për komunitetin bektashi dhe, ndërkohë që shumica e botës e feston më 21 mars, në Shqipëri ajo festohet më 22 mars.

Kjo festë është njohur ndërkombëtarisht nga OKB-ja si Dita Ndërkombëtare e Novruzit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko