Skip to content

Me dy masa sigurie dhe i shpallur në kërkim, policia arreston 28-vjeçarin! Ja për çfarë akuzohet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri, ndaj të cilit janë caktuar dy masa siguri dhe ishte i shpallur në kërkim.

28-vjeçari u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Two” në rrugën Ali Demi në kryeqytet.

Policia thote se Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1 operacioni policor i koduar “Tëo”.

Kapet dhe ndalohet një 28-vjeçar, me 2 masa sigurie të vendosura nga Gjykata e Tiranës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në  informacionet e marrë falë inteligjencës policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Tëo” si rezultat i të cilit në rrugën “Ali Demi”  u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Zh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar 28-vjeçarin me 1 vit e 6 muaj burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga kjo Gjykatë është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të 28-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“”