Skip to content

Vëllai iu nda nga jeta, reagon gazetari Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti

640 0 1742743790xenkel demi saimir demi 843

Gazetari dhe moderatori Enkel Demi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të të vëllait, gazetarit të sportit Saimir Demi. Enkel Demi ka bërë një reagim në Facebook, duke thënë se i vetmi ngushëllim që ka është fakti që ai nuk vuajti dhe iku i rrethuar nga njerëzit e tij dhe nga mjekët. Ai shton se nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH-së.

Postimi:

Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Nesër në orën 12.00 do të bëhen homazhe në hollin e RTSH. Prej andej, në orën 14.00 do të çojmë Saimirin në banesën e fundit në Sharrë.