Skip to content

Raporti i “NUMBEO”, një familje me 4 anëtarë në Tiranë ka kosto mujore 2.3 mln lekë pa qiranë

Cream and Brown Photographic Beauty Site Launch Website 9

Ekonomia familjare mbetet një nga temat më të diskutuara në Shqipëri. Por, cila është kostoja reale e jetesës, veçanërisht në Tiranë?

Sipas databazës globale “Numbeo”, një familje me katër anëtarë në Tiranë, pa përfshirë qiranë, ka një kosto mujore prej 2.3 milionë lekësh. Ndërsa për një person të vetëm, kostoja mujore është mbi 600 mijë lekë, gjithashtu pa përfshirë qiranë. Sipas Numbeo, kostoja e jetesës në Tiranë është 56.1% e kostos së jetesës në New York.

fe70aed1 431d 4729 bb52 1b0920c0a337 43614 0000112278cc6f9e file

Kostot e larta të jetesës në Tiranë janë të lidhura me çmimet e larta të mallrave dhe shërbimeve, përballë të ardhurave të ulëta që kanë qytetarët për t’i paguar ato.

Nga 141 qytete europiane, Tirana renditet në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës, sipas indeksit të “Numbeo” të publikuar në fillim të këtij viti. Ky indeks përfshin kostot e qirasë, shpenzimet mujore pa qira, çmimet e produkteve ushqimore, çmimet e restoranteve dhe fuqinë blerëse lokale.

Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë është më së shumti e ndikuar nga çmimet e produkteve ushqimore. Sipas “Numbeo”, indeksi i çmimeve të ushqimeve në vitin 2025 ishte 42.5%, që do të thotë se një banor i Tiranës shpenzon çdo muaj 42.5% të asaj që shpenzon një banor në Nju Jork.