Skip to content

“Ndihma sociale, turp i madh i të gjitha qeverive”/ Doshi, thirrje qytetarëve: Votoni PSD

640 0 1742750555xpsd 746

Kryetari i PSD, Tom Doshi në një takim në njësinë “Rrethina” në Shkodër u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë PSD në zgjedhjet e 11 majit, një forcë politike që ofron një program për shtresat sociale në Shqipëri.

Doshi tha se nuk mund te këtë integrim në BE pa përmirësuar ekonominë në familjet shqiptare.

  • “Një fëmijë me ndihmë sociale merr 12 mijë lekë të vjetra, një familje në Shkodër me 4 persona merr 60 euro.Një kryefamiljar merr 25 euro.
  • Ne nuk hyjmë në Europë, as pensionistët, me 100 mijë lekë, as ndihma sociale me 60 euro 4 persona, as të verbrit me 90 mijë lekë të vjetra.Turp i madh i të gjitha qeverive.
  • Kemi rreth 1 milion njerëz që janë në nevojë. Në këto zgjedhje mund të marrin pjesë 1 milion e gjysmë, 60% e popullsisë janë pensionista, me ndihmë sociale.
  • E kemi filluar me 1 në 2017, sot kemi 3, por pas 12 majit do të kemi edhe grup parlamentar. Votoni PSD sepse unë jam deputeti që iu kam përfaqësuar edhe do t’ju përfaqësoj edhe 4 vite të tjera”, tha Doshi.