Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Serbia ka fuqinë për të mbrojtur serbët në Kosovë. Ndër të tjera ai ka theksuar se Serbia ka një problem me shqiptarët në Kosovë, por sipas tij po lufton për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin.
“Ne kemi një problem politik me shqiptarët në Kosovë, për shkak se kemi të bëjmë me njerëz të cilët janë të papërgjegjshëm dhe mendojnë se është e mundur të bëjmë gjithçka në mënyrë të paligjshme. Ata mendojnë që është e mundur ose të përndjekin serbët apo për të bërë çdo gjë që ata mendojnë kundër Serbisë “.
Këto deklarata ai i ka bërë në një aktivitet me qytetarët në kuadër të fushatës e ardhmja e Serbisë.



