Me një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka uruar ish-presidentin Ilir Meta për ditëlindjen e tij, duke e quajtur atë një simbol të lirisë dhe demokracisë.

Krahas një fotoje të shpërndarë nga vendlindja e Ilir Metës, Çepani, Blushi shkruan se Meta sot feston sipas tij, i izoluar politikisht nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

“Gëzuar Ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, Presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i izoluar politikisht në ekstrem nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar”, shkruan Blushi.

Më tej Blushi i bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të shprehin mbështetje për Ilir Metën në zgjedhjet e 11 majit.

“Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë”, shkruan ai.

Postimi i Tedi Blushit

Me këtë foto tonë në vendlindjen e tij të dashur, Çepan, i uroj Gëzuar Ditëlindjen edhe 100 vite të reja me shëndet të plotë, mbarësi dhe lumturi, Presidentit Ilir Meta, i cili padrejtësisht ndodhet sot i izoluar politikisht në ekstrem nga armiqtë më të egër të lirisë, dinjitetit njerëzor, demokracisë, pluralizmit politik dhe kombit shqiptar.

Lider patriot e guximtar, burrë shteti vizionar dhe misionar i kauzave të mëdha kombëtare, Ilir Meta është kthyer në simbolin më frymëzues të Lirisë, të Demokracisë, të qëndresës dhe rezistencës përballë së keqes, padrejtësisë dhe autokracisë.

Urimet më të përzemërta për Ilir Metën t’i kthejmë në votë plebishitare për të në Qarkun e Tiranës dhe në Fitore Madhështore më 11 Maj për t’u rikthyer Lirinë të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë!

Liria do të triumfojë! Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë së tij dhe Partisë së Lirisë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko