Në Shqipëri janë rreth 1800 pacientë me sklerozë të multiple. Kjo është një sëmundje shumë e veçantë, që kërkon një trajtim po aq të veçantë. Shkaqet e shfaqjes së kësaj sëmundjeje, e cila ka rreth 200 vjet që është zbuluar ende nuk dihen. Ndonëse metodat e diagnostikimit kanë avancuar, ende nuk janë zbuluar metodat përfundimtare të kurimit.
Ministria e Shëndetësisë premtoi në vitin 2023, për hapjen e kabineteve në 17 Qendra Shëndetësore, kryesisht në Qarkun e Tiranës dhe të Durrësit dhe plotësimin e tyre me fizioterapistë, por rezulton se ky premtim është i parealizuar dhe qendrat nuk kanë as ambiente, as nuk e ofrojnë këtë shërbim. Ndërkohë që trajtimi në privat është shumë i shtrenjtë.
Pas disa denocimeve emisioni investigativ ‘Tak Fak’ në Neës24 ka kryer një monitorim të situatës.
Ilirjan Mema tregon se vajza e tij e madhe u diagnostikua me sëmundjen e pashërueshme që qershor të vitit 2024. Ai tregon se edhe pse kjo sëmundje degjenerative e sistemit nervor i shoqëron ata që e vuajnë përgjatë gjithë jetës, nëse këta të fundit marrin kujdesin e nevojshëm ata mund të bëjnë një jetë normale.
Ilirjan Mema tregon se vajza e tij e madhe u diagnostikua me sëmundjen e pashërueshme që qershor të vitit 2024. Ai tregon se edhe pse kjo sëmundje degjenerative e sistemit nervor i shoqëron ata që e vuajnë përgjatë gjithë jetës, nëse këta të fundit marrin kujdesin e nevojshëm ata mund të bëjnë një jetë normale.
“Kam vizituar të gjitha qendrat shëndetësore dhe nuk ofrohet shërbimi i fizioterapisë. Këtë shërbim nuk e merr, por nëse shkon te privati janë çmimet 30-40 euro për seancë dhe ka një kosto totale prej 350 euro që është e papërballueshme për nivelin tonë ekonomik. Në mungesë të trajtimit gjendja e tyre përkeqësohet dhe mund të shkojë deri në vdekje. Nuk kemi asgjë faktike nga premtimet”, tregon ai.
Denoncimi i dytë në emisionin ‘Tak Fak’ ka ardhur nga një vajzë me Sklerozë Multiple, e cila nuk merr shërbimin e nevojshëm.
“Jam e diagnostikuar me sklerozë multiple prej vitesh. Shërbimi i fizioterapisë nuk ofrohet fare tek ne dhe nuk mundem ta bëj gjithnjë me lekët e mia dhe duhet ta ofrojë shteti. E kam të nevojshme 3 herë në javë. Unë e kam të nevojshme, por nuk e kam më mundësinë ta bëj në privat këtë. Gradualisht sëmundja avancon dhe nuk është puna që të bie në krevat apo karrocë, pasi sëmundja ta pamundëson rikthimin në normaltiet nëse arrihet ajo gjendje”, shprehet ajo.
Kamera e fshehtë e ‘Tak Fak’ hyri në 4 qendra shëndetësore, nga ku rezultoi se shërbimi me fizioterapi ose nuk është plotësuar me kabinete, ose nuk ka fizioterapistë.
Qytetari: Përshëndetje. Ka shërbim fizioterapie këtu?
Recepsionistja: Çfarë?
Qytetari: Shërbim fizioterapie
Recepsionistja: Po ka, por duhet të flasësh njëherë me mjeken e familjes. Shko të flasësh me një mjek, një nga këto që kemi ne.
…
Fizioterapistja: Juve keni shumë të drejtë, por ne s’jemi gati akoma për të pritur të tilla diagnoza. Bëhet fjalë për në një të ardhme, por nëse vjen herë pas herë unë i them nja dy ushtrime
Qytetari: Sa për ta filluar
Fizioterapistja: Sa pa gjë. Me mua sot për sot pa pasur asnjë lloj kushti atje ku jam keq është po sa pa gjë ndoshta jemi pak më mirë. Ja sa të flas pak me drejtorin.
Kamera e fshehtë në Q. SH. Kamëz
Qytetari: Si jeni, si kaluat? Shiko, unë kam vajzën, e kam te ambulanca e lagjes 5. Aty nuk ka fizioterapi.
Fizioterapistja: Çfarë problemi ka vajza?
Qytetari: Është me sklerozë multiple. Edhe nuk e di, e ofroni ju këtë lloj shërbimi?
Fizioterapistja: Shiko ne këtu nuk kemi, kjo është hapësira dmth.
Qytetari: E kuptoj, qenka e vogël shumë, e pashë.
Fizioterapistja: Edhe ti e di që duhen mjete, duhet hapësira e duhur. Këtu thuhet që do vijnë mjetet më vonë.
Qytetari: Po kur?
Fizioterapistja: Unë kam nja një vit këtu, nuk kanë ardhur akoma.
Kamera e fshehtë në Q. SH. Nr.10
Qytetari: Kam shkuar në një vend tjetër dhe më thanë se kabineti nuk është.
Fizioterapistja: Skleroza multiple do ta trajtojmë me terapi manuale, me terapi ushtrimore.
Qytetari: Ashtu bëhet?
Fizioterapistja: Po kabineti nuk bën, pjesa e aparaturave nuk është akoma, por pjesën e terapisë ushtrimore mund ta bëjë pa problem. Këto që kemi do ja bëjmë
Qytetari: Po në shtëpi nuk ja bëjmë dot vetë, se s’e dimë.
Fizioterapistja: Po të kuptoj, por duke e shoqëruar një familjar dhe duke parë çfarë bëjmë këtu, mund të bëni ndonjë gjë pasdite. Aparaturat janë porositur, por nuk kanë ardhur akoma.
Kamera e fshehtë në Q. SH. Vorë
Qytetari: Kam vëllain me sklerozë multiple dhe më thanë që duhet të kem pjesën e fizioterapisë, por nuk e di a bëhet këtu?
Fizioterapisti: Vetëm pjesën ushtrimore, i zbatojmë këtu dhe do kryejmë edhe pjesën e familjarëve si do punojnë te shtëpia. Në çfarë stadi është vëllai?
Qytetari: Me thënë të drejtën nuk e di, se e kemi nisur me qendra të tjera dhe kemi vazhduar në shtëpi edhe pastaj më thanë që duhet edhe pajisje.
Fizioterapisti: Pajisje ne këtu nuk kemi me thënë të drejtën.