Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral të njësisë numër 6, në Kombinat.

“Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan Rama, për takimin që u zhvillua në këtë orë të vonë.

Kreu i qeverisë i ka inkurajuar të punojnë për fushatë, duke u thënë se duhet “ta thithin ujin e kënetës.”

Duke bërë batuta, kryeministri tha se “duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta.”

Rama: Forca! Duhet futur pompa në të gjitha pikat ku të thithet sa të mundet uji i kënetës. Duhet thithur sa më shumë uji i kënetës, të filtrohet dhe një pjesë të kthehet në ujë të pijshëm. Pra demokratët që duan të çlirohen, t’i çlirojmë. Pastaj pjesa tjetër, kemi Lulin që të merret me ta. Sa i madh që është e, shumë i madh. Kemi Lulin që do merret me ata! Do jetë interesant, të shohim çfarë do të ndodhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko