Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, viziton sot kampin e Gjadrit në Lezhë, pas vendimit të gjykatës italiane, e cila i dha të drejtë qeverisë për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Mësohet se ish-kryeministri Renzi ka mbërritur në Gjadër për të inspektuar kampet e emigrantëve.

Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse.

Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Kampi i Gjadrit do të ketë këtë funksion, të paktën deri kur Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut të përcaktojë se cilat konsiderohen vende të sigurta origjine, një listë që do të ketë fuqi për gjithë Bashkimin Europian.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko