Drejtoresha e spitalit Obstetrik Gjinekologji “Mbretëresha Geraldinë”, Prof. Dr.Eliona Demaliaj përmes një video-mesazhi ju ka bërë thirrje grave shtatzëna për ndërgjegjësimin mbi Pre-eklampsinë.

Pre-eklampsia ose Hipertensoni është një çrregullim që zakonisht shfaqet pas javës së 20-të të shtatëzanisë dhe karakterizohet nga një shfaqje e papritur e presionit të lartë të gjakut duke rrezikuar si jetën e nënës, ashtu edhe të bebit.

Ajo mund të prekë bebin, nënën dhe në të shumtën e rasteve të dy së bashku.

Duhet treguar kujdes i veçantë mbi njohjen e simptomave që kjo patologji shkakton, për ta parandaluar atë në kohë dhe njëkohësisht për ta trajtuar atë në mënyrën e duhur.


 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re