Skip to content

E trishtë! Shuhet në moshë të re mjeku i njohur në Durrës…

Screenshot 20250326 183357 Chrome 750x375 1

Mjeku Ortoped në Spitalin Rajonal Durrës, Niko Durri është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, të cilët i shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve.

Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare. Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha. Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.“, shkruan Urdhri i Mjekut.

Dr. Niko Durri përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera. Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.