Skip to content

Helmoi vëllanë e Kim Jong-un, gruaja nga Vietnami ia hedh me tre vjet e katër muaj burg

vijetnam 6

Një grua nga Vietnami akuzuar për vrasjen e vëllait të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam u dënua me tre vjet e katër muaj burgim.

Aktgjykimi në Malajzi erdhi pasi 30-vjeçarja Doan Thi Huong u vetdeklarua fajtore në funksion të zvogëlimit të dënimit.

Gjykatësi urdhëroi heqjen e një të tretës së dënimit, duke thënë se ajo kishte për qëllim “arritjen e një balance mes interesave të publikut dhe interesave të të akuzuarit”.

“Unë jam shumë e lumtur”, u tha gazetarëve Houng me pranga, duke falënderuar mbështetësit e saj, si dhe qeveritë e Vietnamit dhe Malajzisë. “Ky është një gjykim i drejtë për mua.”

Avokatët e saj thanë se ajo pritej të lirohej në javën e parë të majit.

Më parë, prokuroria tha se Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur të ngrejë padi alternative për “lëndime që shkaktojnë armët e rrezikshme”, e cila pasohet me një dënim maksimal prej 10 vjet burg, e kjo ndodhi dy javë pasi ai refuzoi të thërrasë një avokat për Huong që të tërheqë akuzën e vrasjes.

Kërkesa erdhi pas një tërheqjeje të papritur të akuzave kundër një të dyshuare tjetër, Siti Aisyah, e cila tani është kthyer në shtëpi në Indonezi.

Që të dyja u akuzuan për helmimin e Kim Jong-nam në aeroportin në Kuala Lumpurit në shkurt 2017.

“Njerëzit të cilët janë prapa komplotit për vrasjen e Kim Jong-nam, i kanë përdorur dhe manipuluar për të zbatuar idetë e tyre të liga”, tha avokati kryesor i mbrojtjes së Aisyam, Teoh Teik Mo para gjykimit.

Vrasja solli një krizë të madhe diplomatike. Katër persona nga Koreja e Veriut dyshohen se qenë prapa sulmit me lëndë kimike në ditën e vrasjes së Kim Jong-ne, dhe Hohung dhe Asiyah ishin ato që u arrestuan për krimin.