Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka komentuar pas vendimit të qeverisë me një firmë të dyshimtë nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, për ndërtimin e një fabrike prodhimi armësh në zonën e Shkozës, duke e cilësuar atë një kërcënim serioz për banorët dhe mjedisin.

E ftuar në studion e News24, Çupi ta se kjo është e rrezikshme për qytetarët, pasi nuk ka standarde, distanca të respektuara.

“Nuk mund të ndertohet një kompani prodhimi armësh në mes të Tiranës”, theksoi ajo.

Deputja e PD tha se ka distanca që duhet respektuar për fabrika të tilla, sipas vendeve të NATO-s.

“Këto distanca këtu nuk janë konsultuar me NATO-n”, tha ajo.

Dhurata Çupi: Është e rrezikshme për qytetarët, nuk ka standarde, distanca të respektuara, nuk mund të nderohet një kompani prodhimi armësh në mes të Tiranës, këtu ky është vendosur kjo sipërfaqe tokë ka banorë, shtëpi, institucione.

Është shumë e rrezikshme. Nuk mundet mes banorëve të ndërtohet kjo. Ka standarde sa i takon distancave, çfarë kapacitet duhet të ketë kjo fabrike prodhimi për të qenë larg banoreve. Sa i takon rrezikshmërisë së shpërthimit, ka distanca që duhet respektuar, sipas vendeve të NATO-s. Këto distanca këtu nuk janë konsultuar me NATO-n.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko