Mesditën e sotme në fshatin Lapardha, 10 km larg qytetit të Beratit, një bombul gazi ka shpërthyer dhe ka shkaktuar një zjarr në banesën Kadri mances, . Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Qoshkut, ku është djegur dhoma e gatimit ndërsa në banes në ate kohë ndodhej i zoti banesës sëbashku me familjen e tij.
Fale ndërhyrjes së shpejtë të forcave operacionale është bërë e mundur shuarja e flakëve dhe kufizimin e dëmeve, duke parandaluar përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të banesës, ndërsa nuk u raportuan të lënduar nga incidenti.
Aktualisht, hetimet janë duke u kryer për të zbuluar shkakun e plotë të shpërthimit të bombulës së gazit dhe për të mësuar rreth rrethanave që çuan në këtë ngjarje.
