Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” kishte të ftuar 3 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë.
Gjatë bisedës me të rinjtë, Rama u shpreh se “puna e tradhtarëve e të shiturve është histori banale në vendin tonë”, referuar largimit të tyre nga FRPD-ja.
Kreu i qeverisë iu drejtua duke u thënë që “është karakteristikë e partisë suaj ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë’, është banal”.
Edi Rama: Kjo puna e tradhtarëve, të shiturve, të blerëve është një histori shumë banale në vendin tonë.
Dhe me thënë të drejtën është karakteristikë e partisë suaj kjo. Unë besoj se është karakteristikë e partisë suaj për shkak të mendësisë së partisë së madhe të asaj tjetrës, që vazhdon tek partia juaj, nëpërmjet e dini ju se kujt sepse nuk dua t’iu fus nëpër situata provokative që ‘o qëndrestar dhe hero kur je me mua, o tradhtar dhe i shitur kur më del përballë”, është banale, por s’keni çfarë bëni do ta hiqni.