Kryeministri Edi Rama, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, i cili festohet pas muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat”, u ka uruar Rama besimtarëve myslimanë, atyre të cilëve kanë agjëruar për një muaj.
Kreu i qeverisë dërgoi urime të përzemërta ndaj besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin.
Urimi i Ramës:
Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat📿🤲
Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin🕌
