Kryeministri Edi Rama e ka nisur ndryshe këtë të diel. Me ndjekësit e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një video me kukulla të animuar, ku personazhe janë ai vetë, Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha.
Në këtë krjim shfaqen personazhet e politikës, të cilët diskutojnë për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Rama thotë se zgjodhi ta publikojë këtë video në ditën Tradicionale të Teatrit të Kukullave.
“MIRËMËNGJES dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shkruan Rama.
