Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në banesën e tij,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike më lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Posedonte dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis për ta shitur në doza, kapet dhe vihet në pranga 43 vjecari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale lënda narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, evidentuar dhe goditën një tjetër rast  të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në  banesën R. S., 43 vjeç,  gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike më lëndë narkotike kanabis të cilën do ta shiste në doza

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko