Skip to content

Britania e Madhe kërkon një marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët? Sekretarja e Brendshme: Do shohim çfarë funksionon, duam gjëra praktike dhe jo marifete! Kemi biseduar me…

britania emigrantet shqiperia marreveshje italia

Qeveria britanike po shikon vende të tjera në të cilat mund të përpunojë azilkërkuesit, tha Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper për Sky News.

Cooper tha se qeveria ka folur me Italinë për marrëveshjet e saj me Shqipërinë dhe me Komisionin e BE-së për opsione të tjera.

Po ashtu ajo thotë se ka folur me ministrin e Brendshëm italian për marrëveshjen që ata kanë bërë për përpunimin e azilkërkesve në Shqipëri.

E pyetur nëse ajo dëshiron të njëjtën marrëveshje për Mbretërinë e Bashkuar, pas raportimeve se qeveria po shikon një marrëveshje me Shqipërinë, Cooper tha: “Ne gjithmonë do të shikojmë se çfarë funksionon. Duhet të ketë gjëra praktike që do të funksionojnë, jo marifete.”

“Ne kemi biseduar me qeverinë italiane për marrëveshjet që ata kanë  dhe gjithmonë kemi thënë se do të shohim se çfarë funksionon. Ne po flasim gjithashtu me Komisionin e BE-së, të cilët janë të interesuar për qasje të ndryshme rreth qendrave të kthimit, kjo është ajo gjë për të cilën po flisni. Por fokusi ynë qendror është te kufijtë, lufta kundër krimit të organizuar ndaj imigracionit dhe në trajtimin e bandave kriminale”, tha ajo.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fbritania e madhe kerkon nje marreveshje me shqiperine per emigrantet sekretarja e brendshme do shohim cfare funksionon duam gjera praktike dhe jo marifete kemi biseduar me%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com