Skip to content

Aksident masiv në Lushnje-Vlorë, përplasen 7 makina

640 0 h4 1743427152 1

Shtatë makina janë përfshirë në një aksident masiv në autostradën Lushnje- Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur mes dy makinave, dyshohet për shkak të manovrës së gabuar e më pas pesë makina të tjera që udhëtonin pas janë përplasur me to.

Tre persona raportohet se kanë marrë lëndime më serioze dhe janë transportuar drejt spitalit të Fierit.

Policia ka dhënë detaje për aksidentin zinxhir të ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë, ku u përfshinë 7 automjete.

Policia njofton se orës 15:00, në bypass in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.