Covid-19 ka shpërthyer disa sëmundje që mund të ishin të fshehura në gjenet tona dhe që mund të shfaqeshin ose jo.

Një prej tyre është sëmundja autoimune e tiroides, e cila ndryshe njihet si Hashimoto dhe që nga mjekët konsiderohet si sëmundja më e mirë e tiroides.

Florian Toti, mjek endokrinolog, thotë për TCH se: “Është sëmundje autoimune ku qelizat luftojnë tiroiden dhe e konsiderojnë trup të huaj.

Hashimoto është sëmundje kryesisht e femrave dhe që mund të nisë edhe në moshë të re.

Prek grupmoshën 20-50 vjeç. Raporti është 5 gra dhe një mashkull”.

Cilat janë simptomat e një personi me Hashimoto?

“Shtim në peshë”.

“Një pacient me Hashimoto bën jetë normale, mund të ketë nevojë ose jo për trajtim, i cili zëvendëson hormonin që nuk prodhon tiroidja e tij”-shton mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko