Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar kreybashkiaken aktuale të Durrësit Emirjana Sako dhe ish-kryebashkakun Vangjush Dako për bashkëpunim me bandat e Durrësit.

Në takimin e tij me banorët e Durrësit, Berisha tha se Emirjana Sako dhe Vangjush Dako kanë një lokal te Kodra e Kuajve, në të cilin ata sipas Berishës kryejnë takime me bandat.

Berisha: Se si lihet rruga katër vjet në mes por e tëra  është dëshmi e mafies së Durrësit. Sako është një Erion Veli dhe Gjush me pantallona. Absolutisht Sako bashkë me Gjushin kanë një lokal atje te Kodra e Kuajve dhe bëjnë takime me bandat kriminale dhe u japin udhëzime, por u them atyre se çdo implikim në proces elektoral do ta paguajnë me çmimet ligjore me të shtrenjta dhe së bashku me ta edhe Sako edhe Gjushi që merren me këtë veprimtari. Në vend që të kompletojnë investimin kanë vjedhur paratë dhe investim nuk ka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko