Gjatë konferencës së misionit të OSBE-ODIHR në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit, ambasadori Lamberto Zannier, është pyetur për financimet e fushatave me para të padeklaruara, nëse misioni ka një mekanizëm për kontrolluar këto para.

Ai u shpreh se vëzhgimi nga misioni i tyre bëhet vlerësuar situatën në terren dhe çfarë është zbatuar nga rekomandimet e mëparshme në këtë fushë.

Ndër të tjera shtoi se kjo fushë është një nga më të rëndësishmet për vlerësimin nëse Shqipëria është apo jo vend me demokraci të mirë.

“Vëzhgimi do të behët duke vlerësuar situatën në terren dhe çfarë është zbatuar nga rekomandimet e mëparshme në këtë fushë. Sigurisht është një nga fushat më të rëndësishme që reagon nëse keni një model të një vendi të mirë demokratik”, tha ai.

LEXO EDHE:Zgjedhjet e 11 majiT, OSBE-ODIHR nis misionin: Do të jenë 26 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër! Do të vlerësohet edhe zbatimi i rekomandimeve 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko