Një qytetare ka ngritur shqetësimin për vonesën e shpërndarjes së bonusit të pranverës prej 10 mijë lekësh, i cili ishte premtuar nga kryeministri Edi Rama për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ajo thotë se ky premtim i Ramës ishte thjesht një mashtrim pasi përveç pensionit mujor, personat me aftësi të kufizuara nuk kanë marrë asnjë lloj bonusi tjetër edhe pse fjala ishte për në mars dhe tani jemi në prill.
Qytetaria tregon se gjithmonë, personat me aftësi të kufizuar e marrin pensionin në fund të muajit, por bonusin e pranverës nuk e kanë marrë ende dhe as nuk e dinë se kur do ta marrin.
Ajo ka kërkuar që ky shqetësim të publikohet, në mënyrë që bonusi të shpërndahet sa më parë, pasi pavarësisht vlerës së paktë që ka, ai është shumë i domosdoshëm dhe iu duhet për nevojat e tyre.
Denoncimi i qytetares:
Përshëndetje! Dua të ndaj me ju një shqetësim, por dua të mbetem anonime. Zoti Edi Rama, kryeministri i nderuar, që kishte premtuar bonusin e pranverës prej 10 mijë lekësh për personat me aftësi të kufizuar, ende nuk e ka dhënë atë. E gjitha kjo nuk ishte asgjë tjetër veçse një mashtrim. Ju lutem postojeni këtë shqetësim, sepse deri tani nuk janë shpërndarë paratë e bonusit.
Ky bonus ishte premtuar për muajin mars, por leket që zakonisht i marrin personat me aftësi të kufizuar janë shpërndarë, përveç bonusit prej 10 mijë lekësh, të cilin ende nuk e kemi marrë. Nuk ka një datë fikse se kur do të shpërndahet, dhe nuk dihet ende kur mund ti hedhin paratë. Kjo është shumë shqetësuese, sepse sot është 2 prill dhe bonusi nuk është shpërndarë ende. Dua të sqaroj se invalidët marrin çdo muaj pagesën, dhe këtë muaj e kanë marrë më 27 mars, por bonusin e pranverës akoma nuk e kemi marrë.
Ky bonus është shumë i rëndësishëm për ne, dhe po kërkoj që ky problem të bëhet publik, sepse ata po i mbajnë paratë për vete. Dua të them që kjo është një situatë shumë e vështirë, dhe ne presim që qeveria të mbajë fjalën dhe të shpërndajë bonusin sa më shpejt.
