Skip to content

EMRI/ I shpallur në kërkim për dy vepra penale, 41-vjeçari arrestohet në doganën e Morinës! Ja për çfarë akuzohet

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për dy vepra penale ka rënë në prangat e policisë kufitare të Morinës.

Mësohet se në pranga ka rënë Dritan Kullaj.

Sipas policisë, Kullaj ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i policisë

PKK Morinë- Kapet në hyrje, një shtetas i shpallur në kërkim për 2 vepra penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Tiranë, kanë kapur shtetasin D.K, 41 vjeç.

Nga verifikimet, ky shtetas rezultoi i shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, të cilët ekzekutuan masën e sigurisë.

vijon..

“”