Kryeministri Edi Rama, në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE-Ruga e Reformave”, u shpreh se Kuvendi nuk është në lartësinë ku duhet të jetë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se gjithpërfshirja është një problem shumë i madh në Shqipëri.
“Unë i uroj suksese kryetares së Kuvendit në ambicien e saj për ti dhënë fund konfliktit politik, por është një ambicie që kërkon një kapacitet rishkrimit të historisë dhe jo rishikimit në letër por të rishkrimit në mendje, do të duhet kohë”, deklaroi Rama.
Edi Rama: Gjithë përfshirja është një problem shumë i madh në Shqipëri. Unë i uroj suksese kryetares së Kuvendit në ambicien e saj për ti dhënë fund konfliktit politik, por është një ambicie që kërkon një kapacitet rishkrimit të historisë dhe jo rishikimit në letër por të rishkrimit në mendje, do të duhet kohë. Por ama nëse palët politike e kanë të vështirë, nuk mund ta kenë të vështirë institucione të bëhen bashkë, pushtet e pavarura nga njëri tjetri të bëhen bashkë pikërisht në emër të pavarësisë për të kontribuar për një proces reformimi dhe ligjbërje që është në fund të fundit misioni i tyre i përbashkët, secili në pozicionin e vet.
Në Parlament është krejt ndryshe u vërtetua nga koha që Komisioni krijoi një momentum angazhimi gjithëpërfshirës shumë përtej mureve të institucioneve, e shtriu këtë debat kudo, dhe nuk u pa asgjë nga ato që u paralajmëruan përkundrazi. U pa që aktivistë shumë kritikë ndaj qeverisë u bënë bashkë për këtë proces. Dhe ky proces është një proces kapërcimi edhe për vetë Kuvendin.
Kuvendi i Shqipërisë nuk është në lartësinë ku duhet të jetë dhe ky proces mund ta çojë padiskutim sepse Kuvendi do të jetë për një kohë të gjatë në një rol të dyfishtë, rolin e politikbërjes së brendshme dhe koordinimit, mbikëqyrjes së një procesi që shkon përtej anëtarësimit.