Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për raportin vjetor që SPAK publikoi dje.

I pyetur nga gazetarët për presionin që prokurorët e SPAK kanë patur nga politika, siç thuhej në raport, Berisha u ndal në periudhën kur Taulant Balla ka qenë ministër dhe se si ai ndërhynte në punët e SPAK.

Berisha tha se Taulant Balla merret dosjet e SPAK të kundërshtarëve të bandës dhe i arrestonte ata.

Sipas kreut të PD-së, Taulant Balla merrte dosjet e SPAK si shenjë shpërblimi për votat që bandat i siguronin atij në zgjedhje.

“Ju jeni dëshmitarë. Unë jam përpjekur të ndriçoj, të informoj qytetarët se si Taulant Balla, me dokumente merr dosjen e kundërshtarëve të bandës, i arreston ata, shpërblim për vota.
Se si Taulant Balla e merr dosjen nga SPAK, e çon në polici në mënyrë që ta nxjerrë jashtë afateve ligjore, asnjë veprim.
Pra lajm shumë i keq ky”, tha kreu i PD-së.

Gjithashtu Berisha nuk kurseu kritikat për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sipas Berishës Ilir Proda mban postin e drejtorit të policisë për të mbrojtur krimin.

“Proda është ‘Matrix’. Ky Ilir Matrixi shkoi aty për të bërë pikërisht për të bërë këtë gjë, pikërisht për të mbrojtur krimin, për të fshehur dosjet e krimit dhe për të mos i dorëzuar. E dinë të gjithë aty, se ai është ‘Matrix’. Ministri vetë është një ushtar i Pojës, ky Hoxha apo Hoxhaj, se nuk merret vesh si e ka, se njëherë thotë jam kështu, e jam ashtu. Pra kjo është arsyeja”, tha kreu i PD-së.

Berisha: Së pari, ky është një tregues dramatik për vendin. Ky tregon çarjen përfundimtare të institucioneve të narkoshtetit. Kjo tregon se në 83% të rasteve, provat e krimit prishen, manipulohen, përdoren për pazar dhe nuk shkojnë në prokurori. Ky është zbatimi i urdhërit të Edi Ramës.

Edi Rama ka urdhëruar institucionet që të mos kenë komunikim me prokurorinë. Dhe ky është një akt, shumë, shumë i rëndë. E them me bindjen më të madhe.

Kur unë kam kërkuar që këto institucione të reformohen, nuk mund të imagjinoj kurrë që ato të shuhen, të mos ekzistojnë, se kjo është ta shuash. Se prokuroria ka një numër të kufizuar punonjësit, qoftë prokurorë, qoftë OPGJ. Dhe natyrisht, ajo misionin e kryen mbi dosjet që dorëzon policia, Shërbimi, informacionet kur janë për çështje të sigurisë kombëtare dhe administrata.

Administrata ka me dhjetëra e dhjetëra punonjës që paguhen për këtë çështje. Duhet të çojnë dosjet.

Kur policia nuk çon 83% të dosjeve, se kjo është shifër shumë, shumë e rëndë. Unë e kuptoj se, nuk duan të thonë se i ka fshehur, por rënia në një kohë kur kriminaliteti rritet, rënia me 83% e dosjeve të dërguara nga policia, është shifra më alarmante që mund të jetë në fushën e luftës kundër krimit.

Pse ka ndodhur kjo, ta them unë ty. Proda është ‘Matrix’. Ky Ilir Matrixi shkoi aty për të bërë pikërisht për të bërë këtë gjë, pikërisht për të mbrojtur krimin, për të fshehur dosjet e krimit dhe për të mos i dorëzuar. E dinë të gjithë aty, se ai është ‘Matrix’. Ministri vetë është një ushtar i Pojës, ky Hoxha apo Hoxhaj, se nuk merret vesh si e ka, se njëherë thotë jam kështu, e jam ashtu. Pra kjo është arsyeja.

Ju jeni dëshmitarë. Unë jam përpjekur të ndriçoj, të informoj qytetarët se si Taulant Balla, me dokumente merr dosjen e kundërshtarëve të bandës, i arreston ata, shpërblim për vota.
Se si Taulant Balla e merr dosjen nga SPAK, e çon në polici në mënyrë që ta nxjerrë jashtë afateve ligjore, asnjë veprim.
Pra lajm shumë i keq ky.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko