Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur akuzave të kryeministri Edi Rama, se do të bllokojë procesin e integrimit në BE nëse vjen në pushtet.
Berisha shprehet se “Rama është bërë famoz për trillime dhe mashtrime që tejkalojnë çdo lloj limiti”.
Ndër të tjera thotë se PD, me të njëjtin seriozitet dhe transparencë që realizuan momente madhore të integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë, do të arrijnë edhe bërjen pjesë në BE.
Berisha: Ata që e quajtën Edi Ramën meme e gjallë, ata i gjetën më të mirin emërtim. Ai është bërë famoz për trillime dhe mashtrime që tejkalojnë çdo lloj limiti.
PD nga 2992 deri më sot është faktuar si lokomotiva e të gjitha proceseve integruese. Të thotë Edi Rama çfarë ka në 12 vite, përveç hapjes të procesit të negociatave. U hapën për shkaqe gjeostrategjike. U mbajtën pezull 4 vite. U pa se ky nuk respekton asgjë.
Ndaj edhe ai mision do të përmbushet nga PD dhe i siguroj shqiptarët se po me atë seriozitet, transparencë dhe vendosmëri që ne realizuam momente madhore të integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë, po me atë seriozitet do të finalizojmë negociatat me BE, por tërësisht të bazuar në meritë. Ky është interesi i shqiptarëve.