Skip to content

35-vjeçari që u rrëmbye në Lezhë-Milot., punonjës në HEC-in e Kaçinarit! Ka dëmtime në kokë dhe trup

1202 632 policia 1659604854 1024x538 1

Detaje të reja janë mësuar mbi pengmarrjen e 35-vjeçarit Dodë Gjoka, në parkimin e një lokali në rrugën Lezhë-Milot.

Burime bëjnë me dije se Dodë Gjoka rezulton të jetë një punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë.

Rrëmbimi i tij vjen disa ditë pasi banorët e Kaçinarit protestuan kundër ndërtimit të HEC-it.

Pak minuta pasi u rrëmbye ai është lënë i lirë rreth 10 km nga vendi i pengmarrjes pasi tre autorët mësuan se po ndiqen nga policia, ndërsa tashmë ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se i riu ka dëmtime në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit.