Kryeministri Edi Rama premtoi se vitin pasardhës do të ketë rritje të rrogës minimale.
Kreu i qeverisë shpjegoi se në qershor do të vendoset rroga minimale që të jetë 500 euro, e kjo do të futet në fuqi më 1 janar 2026. Rama shpjegoi se rritja e pagës minimale nuk është aq e thjeshtë saç duket, pasi nuk mund të detyrohet çdo kompani të ndryshojë menjëherë këto standartë, për shkak të pamundësisë.
“Rroga minimale nuk vendoset ashtu se duam ne. duhet të bësh projeksion të qartë që do i kesh ato paga gjithmonë. Paga minimale në qershor do të bëhet 500 euro dhe do të vendoset në fuqi më 1 janar të vitit tjetër, sepse paga minimale nuk është kaq e thjeshtë sa duket. E nuk do ja imponosh kompanive, kompanitë kanë mundësi ose pamundësi dhe nga ana tjetër, paga minimale ndikon në fuqinë konkurruese të vendit. Kështu që nuk është kaq e thjeshtë”, u shpreh Rama.
