Skip to content

Çështja “S-400”, SHBA pezullon marrjen e pjesëve për F-35 në Turqi

rusi s 400 epa main 1

Shtetet e Bashkuara pezulluan dërgesat e pjesëve për avionët luftarakë F-35 nga Turqi, e kjo si masë reaguese për blerjen e sistemit të raketave S-400 nga Rusia.

Zyrtarët amerikanë njoftuan se do të pezullojnë dhe shitjen e avionëve për Turqinë nëse Ankaraja nuk do të tërhiqet nga sistemi i raketave ruse, raporton AP.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë më se të qarta se blerja e S-400 është e papranueshme. Duke mos hequr dorë nga S-400, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dhe aktivitetet që lidhen me krijimin e aftësive operacionale të avionit turk F-35. Në qoftë se Turqia nuk ndalon prokurimin e S-400, pjesëmarrja në F-35 është në rrezik”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Charles Summers Jr.

Përfaqësuesit e ushtrisë amerikane dhe Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se nëse Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, nuk rishqyrton e blerjen e sistemit S-400, do të humbë dhe avionë të tjerë amerikanë ushtarakë si pjesë e linjës së furnizimit.

Zëdhënësi Summers Jr. tha se ndërsa Uashingtoni vazhdon të bisedojë me Turqinë në këtë çështje, Pentagoni po fillon negociatat dhe hapat e nevojshme për të gjetur burime të tjera të pjesëve të furnizimit për F-35, të prodhuara nga turqit.

Sipas tij, janë ndërmarrë hapa për të mbrojtur zinxhirin e furnizimit dhe investimet e përbashkëta në teknologjinë e avionëve.