Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se drejtuesi i fushatës elektorale, Chris LaCivita do të vijë në Shqipëri ditën kur do të hapet fushata elektorale, më 11 prill.

I pyetur nëse ai do të vijë bashkë me një ftesë që kreu i PD ta vizitojë SHBA-në, Berisha u përgjigji “jo”, pasi LaCivita nuk është lobist, por konsulent elektoral.

“Jo absolutisht kurrë, ai është konsulent  elektoral. Nuk është lobist, ai është bashkëkryetar i komitetit kombëtar republikan”, tha Berisha në emisionin “Opinion”

Pjesë nga diskutimi:

Berisha: Do vijë këto ditë kur të hapet fushata. Ne jemi në komunikim të përditshëm online me të.

Pyetje: U fol që ai do të vinte bashkë me një ftesë që ju mund të vizitoni SHBA?

Berisha: Jo absolutisht kurrë, ai është konsulent  elektoral. Nuk është lobist, ai është bashkëkryetar i komitetit kombëtar republikan

Pyetje: Kur keni folur ju ka dhënë shpresë se mund të fitoni këto zgjedhje?

Berisha: As që e ka vënë në dyshim ndonjëherë!

Pyetje: Rama e quajti një turist, trampist

Berisha: Po e quajti kështu e ka nderuar, se i ka thënë fitimtar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko