Skip to content

Aksident në kryqëzimin e Gjadrit! Përplasen dy makina, një prej tyre përfundon në kanal

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Gjadrit.

Dy makina që lëviznin në drejtimet Shkodër-Lezhë dhe Kodhel-Gjadër janë përplasur, ndërsa një prej mjeteve ka përfunduar në kanal.

Raportohet se nga aksidenti ka pasur vetëm për dëme materiale.

Drejtuesit e mjeteve mësohet se nuk kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

“”