Skip to content

Aksident në Fier-Levan, raportohet për dy persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “ Qafa e Koshovicës”.

Dy automjete tip” Volsvagen” dhe tip “ Opel” jané përplasur me njëra – tjetrën  dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “ Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzuar.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.

“”