Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me 115 kg marijuanë.
Shtetasit e arrestuar janë:
- P., 25 vjeç, banues në Shkodër
- B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi.
- R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi
Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volksëagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar “marijuanë” me peshë totale 151 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës material ndërsa u sekuestruan po ashtu u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.
Policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
