Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot nga Malësia e Madhe ministren Belinda Balluku për inceneratorin e Tiranës.

Berisha tha se Balluku e cila kishte për detyrë mbikëqyrjen e djegësit, nuk raportoi kurrë për mos kryerjen e punimeve, sepse sipas tij ajo e dinte që lekët e inceneratorit  i merrte Rama.

Berisha: Shtëpia do pastrohet nuk do ndodhë më që të paguhen 130 mln euro në djegësin e Tiranës dhe djegësi të mos ketë vendosur asnjë tullë në themele. Dhe të paguani ju një njësi punonjësish që kishin për detyrë vetëm për të mbikëqyrnin  punimet e djegësit dhe nuk kanë bërë asnjë raport.

Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku ajo e dinte që dardhat i hante Edi Rama dhe nuk mund të raportonte që nuk po ndërtohen se lekët i merrte Edi Rama. Nuk raportonte dot se aty nuk po vihet një tullë. 812 mijë pensione janë 130 mln euro.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko