Detaje të reja dalin lidhur me aksidentin tragjik, që i mori jetën këmbësorit 55-vjeçar në Durrës.
Këmbësori u përplas për vdekje sot rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia nga automjeti me drejtues një 16 vjeçar.
“Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje”, njoftoi policia.
Burime për News 24 bëjnë me dije se makina që drejtonte 16-vjeçari, ishte mare me qira nga kushëriri i tij.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacon paraprak
Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllak- Sektor Rinia, automjeti me drejtues një 16 vjeçar ka dalë nga rruga dhe ka përplasur këmbësorin shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje.
16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanat e aksidentit
