Skip to content

VIDEO/“Plakat e Prillit” rikthejnë dimrin, dëborë e pazakontë në mes të pranverës

640 0 1743957576x22 382

Këtë të dielë në qytetin e Pogradecit janë regjistruar reshje dëbore me intensitet deri në mesatar, një fenomen i pazakontë për muajin prill.

Duket se “plakat e prillit” e kanë mbajtur premtimin e tyre për një rikthim të befasishëm të dimrit në rajonin juglindor të vendit.

Pamjet e qytetit të zbardhur kanë surprizuar banorët, të cilët më shumë prisnin diell dhe ngrohje pranverore sesa flokë bore. Deri tani, nuk janë raportuar problematika në qarkullimin rrugor dhe situata mbetet e qetë.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse ky episod i papritur i motit do të ketë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e bujqësisë, veçanërisht për kulturat që ndodhen në faza të ndjeshme të zhvillimit. Autoritetet lokale pritet të vlerësojnë ndikimet gjatë ditëve në vijim.