Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, zhvilloi një tur takimesh dhe bisedash me biznese dhe qytetarë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku diskutoi shqetësimet ekonomike dhe sfidat e sipërmarrësve e profesionistëve të lirë.

Gjatë këtyre bisedave, Tabaku u shpreh se profesionet e lira nuk duhet t’u besojnë socialistëve, pasi sipas saj, ata kanë dëmtuar rëndë këto kategori me politika fiskale abuzive dhe me rritjen e vazhdueshme të taksave dhe tarifave.

Ajo përmendi posaçërisht angazhimin e saj në mbrojtjen e farmacistëve dhe profesioneve të lira, duke kujtuar betejën ligjore të fituar në Gjykatën Kushtetuese kundër padrejtësive të qeverisë.

Tabaku theksoi se barra e rënduar fiskale ka ulur ndjeshëm të ardhurat e qytetarëve dhe ka varfëruar klasën e mesme.

“Bizneset dhe profesionet e lira nuk mund të lulëzojnë në një klimë fiskale shtypëse, ku barra e taksave dhe tarifave po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë. Ndaj, profesionistët e lirë dhe sipërmarrësit nuk duhet t’i besojnë më socialistëve. Ne kemi një alternativë të qartë për të ulur barrën fiskale dhe për të nxitur ekonominë,” – tha Tabaku gjatë takimeve.

Në fund të vizitës, Tabaku kërkoi mbështetjen e qytetarëve përmes votës direkte në listën e hapur, në mënyrë që të vazhdojë luftën në mbrojtje të ekonomisë, bizneseve dhe mirëqenies së shqiptarëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko