Skip to content

Berisha u ankohet konservatorëve të KiE-së për mbylljen e “Tik Tok”: Rama po kontrollon internetin…

hiklj sd

“Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë”

Lideri i Opozitës, Sali Berisha vijon kundërshtimin e mbylljes së rrjetit social “TikTok”, çështje që e ka çuar deri në dyert e Evropës.

Teksa ka zhvilluar një takim me konservator të KE-së, Berisha ka deklaruar se qeveria shqiptare ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin pikërisht në prag të zgjedhjeve.

  • “Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm. Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria. Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin. Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit.”– tha Berisha.