Studiuesi Gjergj Bojaxhi, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për tarifat që SHBA vendosi për mallrat e importuar për një sërë vendesh, përfshirë edhe vendin tonë.
Gjergj Bojaxhi tha se tarifat e Trump do të ngadalësojnë ekonominë.

Ai theksoi se me politika të tilla humbasin demokracitë e brishta dhe lulëzojnë diktaturat.

Gjergj Bojaxhi: Deri tani nuk ka asnjë siguri që politika amerikane do i qendrojë këtij modeli. Nesër mund të vijë një president tjetër biles mund të jetë dhe republikan dhe prapë të rrëzojë këtë model që ka ndërtuar Trump.

Që do të thotë bizneset nuk do të investojnë, që do të thotë konsumatorët nuk do të shpenzojnë, do të thotë që ekonomia do të ngadalësohet. Dhe tani në Amerikë diskutohet a do ngadalësohet rritje ekonomike por nuk do të shkojë nën zero, apo do shkojë ekonomia në recesion. Ky është rreziku kryesor.

Në këtë model humbasin demokracitë e brishta dhe shtohen diktaturat, pasojat nuk janë vetëm ekonomike, janë edhe politike. Sa më pak mirëqenie te kesh që më kollaj është që të dalin njerëz populiste dhe të ndërtojnë diktatura të reja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko