Skip to content

Qindra kuti kartoni të mbushura me fletët e votimit për emigrantët! Pamje brenda Parkut Olimpik nga ku do të bëhet monitorimi (FOTOLAJM)

WhatsApp Image 2025 04 07 at 19.09.30 scaled

Kuti kartoni të mbushura plot me fletë votimi, shihen në pamjet e mëposhtme, të cilat janë siguruar nga LSA, brenda ambienteve të Parkut Olimpik në Tiranë.

Fletët e votimit janë për votuesit jashtë Shqipërisë, ndërsa po përgatitet edhe ambienti për monitorimin e votës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi disa ditë më parë, tha sepas mbërritjes së fletëve të votimit do të fillohet me përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionin përkatës.

“Rreth datave 7-8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë, ndërsa në 8-9-10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe gjithë dokumentacionin për votuesit jashtë vendit duke shpresuar që ky proces të realizohet brenda datës 15 ose 17 prill në afatin maksimal. Më pas, do të ketë kohë e mjaftueshme për t’i sjellë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj”, tha Celibashi më 2 prill.

“”