Një 34-vjeçar i identifikuar si Spartak Selimaj është kapur duke i shitur dy shtetasve një sasi kokaine, edhe pse ishte nën masës e sigurisë “arrest shtëpie”.
Kokaina është sekuestruar nga policia, ndërsa burime bëjnë me dije se sasia ka qenë e ndarë në 14 doza.
Mësohet se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar nga gjykata e Korçës për dy vepra të ndryshme penale.
Nga ana tjetër dy shtetasit që kanë blerë lëndën narkotike mësohet se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Drejtoria vendore e policisë së Korçës vijon kontrollet intensive për vënien përpara përgjegjësisë edhe të personave të tjerë që merren me trafikim të lëndëve narkotike.