Jola Hysaj, kandidatja për deputetët në radhët e Partisë Demokratike, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në çeljen e fushatës më 11 prill.
Ajo tha se mesazhet që do të përcillen janë për familjet shqiptare dhe për realitetin në të cilin ato jetojnë.
“Më shumë sesa mesazhe, do të ftoja çdo qytetar që më 11 prill të na bashkohet në hapjen e madhe të fushatës, sepse mesazhet që do të vijnë janë për familjet shqiptare dhe për ato që janë realitet që shqiptarët jetojnë çdo ditë”, tha Hysaj.