Kandidati për deputet i PD, Besart Xhaferri, foli sot në emisionin “Open” në News 24 për fushatën elektorale që PD do të hapë më 11 Prill në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 Majit.
Xhaferri dhe se Chris La Civita do të vijë në Tiranë për nisjen e fushatës së PD-së për të mbështetur partinë dhe për të realizuar strategjitë e fushatës.
“Duke qenë se ka qenë arkitekti kryesor i fitores së Donald Trump në 2025 tregon edhe një lloj binjakëzimi që ne po bëjmë me partinë republikane”, theksoi demokrati.
Besart Xhaferri: Megjithëse nuk ka qenë fizikisht, ekipi i tij ka qenë në Tiranë. Koordinimi me fushatën e Partisë Demokratike me mesazhin programin dhe gjithçka tjetër ka qenë shumë intensiv. Patjetër që tani zbarkon fizikisht për hapjen e fushatës dhe normalisht do jetë drejtuesi dhe arkitekti kryesor i fitores tonë. Fushata do jetë intensive, ata janë një ekip që punojnë në grup. Duke qenë se ka qenë arkitekti kryesor i fitores së Donald Trump në 2025 tregon edhe një lloj binjakëzimi që ne po bëjmë me partinë republikane.