Skip to content

“Do i zgjidhim problemet!”- Zbardhet mesazhi i fundit që Ilaria Sula i dërgoi familjes para se të vritej nga ish i dashuri filipinas: Do ua jap unë paratë dhe…

Është zbardhur mesazhi i fundit që 22-vjeçarja shqiptare, Ilaria Sula, i dërgoi familjes së saj para se të masakrohej me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson.

Sipas një mesazhi zanor që prindërit dhe i vëllai i saj kanë treguar për mediat italiane, e  bija i ka kontaktuar për t’i thënë se do u jap para për të zgjdhur një problem që ata kishin.

LEXO EDHE: “Të kalbet në burg!”- Vrasja e Ilaria Sulës nga ish i dashuri filipinas, prindërit e 22-vjeçares shqiptare: Na hoqën një pjesë të zemrës! E hodhi në humnerë si të ishte objekt, duam drejtësi

 “Shikoni pak nëse jeni dakord! Pastaj unë do jap paratë dhe i zgjidhim problemet. Ok, me thuaj sërish”, dëgjohet të thotë Ilaria në audiomesazhin drejtuar familjes, ndërsa e ëma nis të qaj.

“Shpirti i mamit tënd, o Iliaria…”, thërret ajo të bijën mes lotësh.

Kujtojmë se Ilaria Sula u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.

Ai dyshohet se bashkëpunoi me nënën e tij, e cila e ndihmoi të pastronte gjurmët e gjakut në dhomën e tij, si dhe me dy miq, që mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare.

LEXO EDHE: Vrau Ilaria Sulën dhe valixhen me trupin e saj e hodhi nga shkëmbi, Mark Samson u ndihmua edhe nga dy shokë të tij! Ja roli i tyre në krim, u “tradhtuan” nga qelizat e celularit të viktimës

“”