Policia ka dhënë detaje vdekja e 72-vjeçarit, Edmond Naska, i cili rreth 1 vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallash nga ballkoni i shtëpisë.

Raportohet se i moshuari me masë sigurie “arrest shtëpie” është gjetur i pajetë nga punonjësi i Policisë brenda banesës së tij.

I moshuari jetonte i vetëm dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Korçë/Më datë 08.04.2025, është gjetur pa shenje jete nga punonjësi i Policisë (SPZ), në banesën e tij, në lagjen nr. 16, shtetasi E. N., 72 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftuan blutë.

LEXONI EDHE: Qëlloi me automatik duke terrorizuar banorët dhe u ngujua në shtëpi, gjykata e Korçës liron nga qelia 71-vjeçarin

LEXONI EDHE: “S’e dinim që ishte kaq i rrezikshëm!”- I moshuari kërcënon të hapë zjarr nga banesa në pallat, fqinji rrëfen tmerrin: E shkrehu armën në ajër! Bëhej agresiv dhe shante kur…

Ngjarja më 16 Korrik 2024

Edmond Naska paraditen e 16 Korrikut 2024 qëlloi me kallashnikov në ajër nga ballkoni i banesës së tij në katin e parë të një pallati në lagjen nr.16 të qytetit të Korçës.

71-vjeçari u dorëzua pas negociatave me forcat RENEA dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“RENEA neutralizoi dhe vë në pranga 71-vjeçarin që qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 16, ku shtetasi E. N., 71 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, qëlloi me armë zjarri, në ajër, nga ballkoni i banesës së tij, ju bëjmë me dije se:

Me mbërritjen e njësive speciale RENEA, është krijuar perimetri i afërt i sigurisë, si dhe është negociuar me 71-vjeçarin, për t’u dorëzuar. Pas negociatave, 71-vjeçari është dorëzuar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur arma e zjarrit kallashnikov, me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftuan blutë pas operacionit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko