Skip to content

Trupi i ushtarit izraelit, pas 37 vjetësh në familje

Baumel 1

Mbetjet e një ushtari izraelit që u zhdukën në luftë me Libanin 37 vjet më parë u kthyen në familjen e tij në Izrael, njoftoi ushtria.

Zachary Baumel u zhduk në betejën në Sulltan Yaaqoub më 11 qershor 1982.

Trupi u gjet dhe u identifikua nga ekspertët izraelitë, u tha në një deklaratë.

Një shërbim i inteligjencës izraelite po kryen një kërkim për ushtarët që janë zhdukur në atë betejë.

Gjatë luftës në Liban në vitin 1982, i njohur si Operacioni Paqja për Galilenë ose Lufta e Parë e Libanit, ushtria izraelite infiltroi në territorin e fqinjit të saj verior për të sulmuar bazën e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO).

Sulltan Yakoub është një fshat libanez pranë kufirit me Sirinë.

Libani dhe Izraeli ende nuk kanë nënshkruar deri tani një marrëveshje paqeje.